Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Më shumë se 80% e grave me kancer gjiri, përdorin terapi alternative për të lehtësuar efektet anësore të trajtimit, edhe pse nuk ka pasur prova shkencore që të dëshmojnë se këto terapi janë të sigurta dhe efektive. Hulumtuesit nga disa qendra të mëdha të kancerit kanë analizuar të dhëna për mbi 80 terapi të tilla dhe kanë krijuar një sërë udhëzimesh për të ndihmuar gratë me kancer gjiri dhe onkologët e tyre. Rezultatet u botuan në gazetën “National Cancer Institute Monographs” në tetor 27, 2014.
Meditimi, joga, ju vijnë në ndihmë për tu relaksuar nga ankthi, stresi, depresioni dhe lodhja, ndërsa akupunktura kontrollon të përzierat që vijnë nga kimioterapia. Nga studimi është gjetur se Acetil-L-carnitine, një shtesë e përdorur për të lehtësuar dhimbjen nervore, rrit dëmet në sistemin nervor.
Raporti thotë se duhet të merrni sa më shumë informacion të jetë e mundur para se të provoni një ilaç alternativ me çdo kusht. Ju mund të humbni paratë dhe të dëmtoni veten.
Burimi: http://www.health.harvard.edu/https://shendeti.com.al


