A ankoheni shpesh? Ja çfarë konfirmojnë shkencëtarët

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Sipas psikologëve, njerëzit ankohen sepse duan që t’i nxjerrin emocionet e tyre jashtë, kjo sipas tyre i bën të ndihen më mirë, por nuk është aspak e vërtetë!

ankimiAnkimet nuk ju bëjnë të ndiheni më mirë. Sipas psikologëve, ankimet e shpeshta jo vetëm do të dëmtojnë gjendjen tuaj psikologjike, por edhe të njerëzve përreth. Sipas neuroshkencës, sinapset e trurit janë të ndara nga njëra tjetra dhe në mendime të caktuara, qofshin ato negative apo pozitive, njëra anë e trurit dërgon sinjale në anën tjetër. Në raste mendimesh negative, truri rëndohet dhe për pasojë ju bën të ndjeni stres e trishtim.

Përveç kësaj, psikologët shpjegojnë se ankesat e shumta në lidhje me çështje të caktuara bëjnë që edhe njerëzit përreth jush të mërziten e t’ju përçohen energji negative. Në mënyrë që të mbroni shëndetin e trurit, ndaloni vesin e të ankuarit dhe mendoni pozitivisht sepse stresi është një nga faktorët kryesorë që ndikon në shfaqjen e rrezikut të sëmundjeve të caktuara, përmendim këtu sëmundjet e zemrës, tensionin e lartë të gjakut, sëmundjet neurologjike,  obezitetin etj.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani