Produkti natyral që heq njollat tek rrobat dhe i bën të shkëlqejnë nga pastërtia

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Njollat tek rrobat janë një nga “tmerret” e çdo femre, sidomos kur ato janë shumë të forta dhe nuk mund të hiqen. Ekzistonjë një sërë produktesh komerciale që mundësojnë heqjen e njollave nga rrobat, por ato mund të zbehin ngjyrën e rrobave dhe mund të mos e heqin njollën 100%.

larje rrobashNjë nga mënyrat më të mira që ju vjen në ndihmë në këto raste është uthulla e mollës (duhet të jetë e bardhë, jo uthull me ngjyrë). Futini rrobat si zakonisht në makinën larëse, hidhni detergjentin dhe shtoni gjysmë filxhani uthull molle. Kjo mënyrë do të përforcojë efektin pastrues të zakonshëm, do të parandalojë venitjen e ngjyrave të rrobave dhe mbi të gjitha do të heqë njollat e forta. Aciditeti i gjendur në uthullën e mollës do të neutralizojë aromat e këqija të rrobave gjithashtu.

Për larje të rrobave me dorë, në një legen me ujë të ngrohtë dhe me detergjent hidhni një filxhan me uthull molle, lërini rrobat gjatë gjithë natës. Kjo mënyrë do të heqë dhe njollat më të forta, do të neutralizojë aromat e këqija të rrobave që janë shkaktuar nga djersa, duhani etj dhe do t’i bëjë rrobat të shkëlqejnë nga pastërtia.

Burimi: Healthy Natural World

Postime të ngjashme

Konsumimi i shumë ushqimeve të përpunuara rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ‘Rejsi Farma’, dyshohet për abuzime me rimbursimet dhe hedhje në treg të barnave të skaduara
“Do ta mbaj fjalën” – Ministrja e Shëndetësisë: Brenda vitit do ta kemi aparaturën e brakiterapisë
Ministrja e Shëndetësisë: Synojmë që pacientët shqiptarë të kenë trajtime të krahasueshme me ato të vendeve të BE
Pse zgjoheni vazhdimisht të lodhur dhe si ta përballoni këtë gjendje
Si të humbni peshë lehtësisht duke hequr dorë vetëm nga një zakon i keq
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon
Pyetësor - Kur dhunuesi nuk trajtohet, viktima nuk mund të mbrohet