Një copë hudhër e vendosur në lëkurë, rezulton edhe më efektive se kremrat më të shtrenjtë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Hudhra është një nga mjetet më efektive natyrore që mbron kundër baktereve, viruseve, kërpudhave dhe infeksioneve. Ajo konsiderohet si një nga antibiotikët më të fuqishëm natyral.

hudher leukoplastMbase nuk e dinit, por hudhra ka veti të mrekullueshme edhe në pastrimin e lëkurës. Nëse ju kanë dalë pucra, akne apo keni probleme të tjera me lëkurën, merrni një thelb hudhër dhe priteni në copa të vogla. Më anë të saj lyeni zonat problematike të lëkurës dhe në një kohë rekord do të merrni rezultatet e dëshiruara.

Hudhra ka më shumë se 400 përbërës aktiv. Ajo është një burim i vitaminave A, B1, B2 dhe C, është e pasur me minerale, fibra, amino acide, vajra esenciale, vajra bimore, enzima, hekur, jod, kalcium, kalium, squfur, selen dhe fosfor.

Ju mund të trajtoni edhe lezat me hudhër. Prisni një thelb hudhër, vendoseni në një leukoplast dhe mbajeni mbi lyth për gjithë natën. Kjo mënyrë ka rezultuar edhe më efektive se kremërat më të shtrenjta, e mbi të gjitha nuk ka efekte anësore.

Burimi: Healthy Advisor Group

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha