Mjaft i numëruat kaloritë! Ja sekreti për t’u dobësuar

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

dobesuar

Mos i numëroni më kaloritë dhe mjaft harxhuat para për t’u dobësuar. Çelësi për të rënë në peshë është të hani djathë dhe çokollatë dhe të pini verë të kuqe. Profesori Tim Spector nga Kolegji Mbretëror në Londër thotë se këto ushqime ndihmojnë të grumbullohen më tepër “baktere të mira” në trupin tonë, të cilat na ndihmojnë të qëndrojmë elegantë.

Nëse nuk e dini, stomaku i një njeriu përmban rreth 1.8 kg baktere. Disa ndihmojnë në tretjen e ushqimit, të tjerat lidhen me oreksin dhe ruajtjen e yndyrës. Por jo të gjitha janë të dëmshme. Profesori Spector thotë se duke konsumuar ushqimet e duhura, ne mund të kultivojmë më shumë baktere të mira, kështu mund të jemi të dobët dhe të shëndetshëm.

Sipas tij, sa më shumë ushqime të larmishme të konsumojmë, aq më shumë lloje të ndryshme mikrobesh formohen në trup, duke na bërë më të shëndetshëm”.

Burimi: Daily Mail /https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar