Peshku, aleat i mirë për të ruajtur shikimin

Një dietë e pasur me peshk mbron sytë nga dëmtimet që mund të ndodhin me kalimin e moshës. Një ekip studiuesish amerikanë kanë parë se mes një diete të pasur me acide yndyrore omega 3 dhe shfaqjes së maculopatisë senile (një sëmundje e syve që shfaqet me kalimin e moshës) ekzistojnë lidhje e ngushtë.

peshk 2

Në studim kanë marrë pjesë rreth 3500 persona me moshë mbi 45 vjeç dhe objekt i studimit kanë qenë sjelljet e tyre ushqimore. Pjesëmarrësve u është kërkuar të plotësojnë një pyetësor, ku të përshkruanin me hollësi se çfarë ushqimesh konsumonin më tepër dhe pas 5 viteve u janë bërë ekzaminime për të verifikuar praninë e dëmtimeve që mund të kishin në sy. Incidenca e dëmtimeve okulare ka rezultuar të jetë më pak se 59 % te ata persona që konsumonin sasi të mëdha të acideve yndyrore. Nga analizimi i të dhënave është vënë re se te personat që konsumonin peshk të paktën tre herë në javë, rreziku për shfaqjen e këtyre problemeve ulej deri në 75%.

 

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe