Kjo pajisje NUK duhet të përdoret në shtëpitë tuaja: Ja çfarë shkakton

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Të gjithëve mund t’ju ketë ndodhur që ta doni ushqimin e ngrohtë në pak minuta dhe zgjidhja më e shpejtë në këto raste është përdorimi i mikrovalës.

mikrovaleSipas studimeve të shumta thuhet se mikrovala është një paisje shumë e rrezikshme për shëndetin. Rryma e gjendur në mikrovalë detyron ndryshimin e atomeve, kjo gjë çon në dridhjen e paisjes dhe ushqimi fillon të nxhehet. Brenda në mikrovalë mund të gjenden deri në 2.45 miliardë Hertz dhe frekuenca që fillon të jetë e rrezikshme për trupin e njeriut është 10 Hertz. Shumë apo jo?!

Rrezet që lëshon mikrovala për ngrohjen apo gatimin e ushqimit mund të shkaktojnë kancer, defekte në lindje, katarakt, dëmtim të  sistemit imunitar dhe mund të shkaktojnë sëmundje të tjera serioze. Mikrovala e bën të dëmshëm edhe ushqimin duke thyer lidhjet kimike dhe molekulare. Në ketë mënyrë ajo i heq vlerat ushqyese ushqimit dhe rrezatimi që vjen nga mikrovala formon komponime të rrezikshme radioaktive.

Një hulumtim i kryer në vitin 1992 zbuloi se njerëzit që kishin konsumuar ushqim të ngrohur apo gatuar në mikrovalë kishin pasur këto probleme:

  • Rritje të kolesterolit në gjak
  • Ulje të hemoglobinës duke shkaktuar anemi
  • Reduktim të qelizave të bardha të gjakut
  • Rritje të numrit të leukociteve, gjë e cila tregon helmim etj

Nëse qumështi i gjirit ngrohet në mikrovalë, thuhet se humbet rreth 96% të antitrupave të tij. Nuk ka rëndësi se çfarë lloji është mikrovala, nëse ajo është e hapur apo e mbyllur, ajo gjithsesi do të prodhojë fusha elektromagnetike, të cilat deportojnë në trup dhe mund të shkaktojnë probleme serioze. Është shumë e rëndësishme që mos ta përdorni këtë paisje në shtëpi.

Burimi: Dr Mercola (articles.mercola.com)

Postime të ngjashme

VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha