“Qumështi i artë”: Ja çfarë i ndodh trupit nëse e konsumoni çdo natë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Mbase do të pyesni çfarë është ky “qumështi i artë”, quhet kështu sepse është qumësht i përzier me shafran Indie. Në fakt i kemi përmendur disa herë përfitimet e shumta të kësaj erëze. Studime të shumta kanë treguar se shafrani mbart më shumë se 150 komponentë medicinal dhe është një nga erëzat më të mira që përdoret për një sërë kushtesh shëndetësore si sëmundjet e mushkërive apo mëlçisë, sëmundjet inflamatore, sëmundjet neurologjike, sëmundjet kardiovaskulare, çrregullimet autoimune dhe sëmundjet metabolike. Një gotë qumësht i ngrohtë me një lugë çaji shafran Indie në darkë do t’ju japë këto përfitime:

qumeshti i artLufton inflamacionin: sëmundjet e ndryshme kronike vijnë si shkak i llojeve të ndryshme të inflamacionit. Kurkumi, elementi kyç i gjendur tek shafrani është shumë efektiv në trajtimin e inflamacionit.

Parandalon kancerin: shumë studime kanë treguar aftësinë e shafranit në rregullimin e aktivitetit gjenetik, aktivitet i cili promovon funksionimin e qelizave të shëndetshme dhe shkatërron qelizat kancerogjene.

Detoksifikon mëlçinë: shafrani përmirëson rrjedhën bilare. Kjo e bën atë një pastrues të fuqishëm të mëlçisë dhe eleminimin e toksinave nga ky organ.

Parandalon sëmundjet e zemrës: sipas një studimi të publikuar në “Revistën Amerikane të Kardiologjisë” u konstatua se shafrani zvogëlonte rrezikun e sulmeve në zemër në 56%.

Përmirëson shëndetin e trurit: përdorimi i përditshëm i qumështit me shafran apo i vetë erzës do t’ju përmirësojë kujtesën dhe do t’ju parandalojë shfaqjen e sëmundjeve neurologjike.

Shafrani i Indisë është gjithashtu i dobishëm për:

  • Tretje
  • Formimin e qelizave të shëndetshme
  • Rritje të sistemit imunitar
  • Shërimin e plagëve
  • Trajtimin e fibrozës cistike
  • Parandalimin e tipit 2 të diabetit
  • Parandalimin e sëmundjeve të zorrëve
  • Psoriasis
  • Rigjenerimin e muskujve
  • Heqjen e gurëve në tëmth etj.

2 orë para se të flini pini një gotë qumësht të ngrohtë me një lugë të vogël çaji shafran Indie.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt