Materniteti “Koço Gliozheni”, 9.3 % e lindjeve janë të parakohshme

bebei 1Lindjet e regjistruara gjatë viteve të fundit kanë nxjerrë në pah një tjetër fenomen shqetësues, siç është ai i lindjeve të parakohshme. Sot, gjithnjë e më shumë çiftet shqiptare janë të prirura drejt këtyre lindjeve, e kjo për shkak të stilit të jetesës, ku mbizotëron kequshqyerja dhe niveli i lartë i stresit të shfaqur gjatë përditshmërisë.

Sipas të dhënave të raportuara nga autoritetet shëndetësore pas vëzhgimeve të kryera në maternitetet e vendit thuhet se lindjet e parakohshme vazhdojnë të jenë në shifra të larta. Konkretisht vetëm pranë Maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë, rezulton se nga 4600 lindje të regjistruara gjatë vitit të kaluar, rreth 9,3 për qind e tyre bëjnë pjesë në listën e lindjeve të parakohshme.

Ndërkohë që nga viti në vit, ky fenomen po shfaqet në rritje. Drejtoresha e këtij materniteti, Rubena Moisiu, sqaron se shifrat janë në nivel shqetësues e kjo për faktin se bebet e lindura para kohe ekspozohen ndaj ndërlikimeve të shumta shëndetësore. Ndërkohë që këto lindje mbartin edhe një tjetër problematikë siç është ajo e shpenzimeve dhe kostos së madhe me të cilën duhet të përballet materniteti. “Bebet që lindin para kohe kanë shumë probleme, pavarësisht se ato mbijetojnë”, vë në dukje mjekja Rubena Moisiu.

Më tej ajo sqaron se materniteti që drejton shfaq nevoja të theksuara sa i takon stafit mjekësor. Edhe buxheti i përcaktuar në të shumtën e rasteve është i pamjaftueshëm për të përballuar nevojat e vetë spitalit. Megjithatë, Moisiu shton se krahas kësaj problematike, ka edhe lajme të mira siç është fakti i uljes së raportimeve në lidhje me vdekshmërinë foshnjore. Kundrejt këtij treguesi, Moisiu shton se vdekshmëria foshnjore është ulur ndjeshëm, 5 për mijë, thotë mjekja, ndërkohë që vdekshmëria amtare gjatë vitit të kaluar ishte zero./ Pranvera Kola

Postime të ngjashme

Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë