Njihuni me 10 sëmundjet vdekjeprurëse, ndër vite në botë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

deathTë gjithë kemi dëgjuar për  Ebola, dhe kancerin e  gjirit, si sëmundje të rënda që shkaktojnë vdekje tek njerëzit. Por a e dini se ekzistojnë 10 sëmundje vdekjeprurëse? Edhe më e çuditshme, ndoshta, është se disa nga sëmundjet më vdekjeprurëse, duke përfshirë numrin një të vdekjeve në botë, janë të paktën pjesërisht të parandalueshme.

Pesë sëmundjet vdekjeprurëse nuk kanë ndryshuar shumë në dekadën e fundit, por është arritur të ulet numri i vdekjeve për disa nga top 10 sëmundjet më vdekjeprurëse.

Virusi NIPAH: Ky virus e merr emrin nga vendi i zbulimit të tij në Nipah, Malajzi në vitin 1999. Megjithëse ka shkaktuar pak “shpërthime” aftësia e tij për t’u shndërruar dhe lëvizur nëpërmjet kafshëve e njerëzve dhe vdekshmëria e lartë e bën këtë virus nga më të tmerrshmit e sëmundjeve të reja. Mendohet se bartës është lakuriqi i natës, por sëmundja është parë edhe tek derrat, qentë e macet. Njerëzit e marrin këtë virus duke u ushqyer me mishin e kafshës së infektuar ose nga gërvishtjet e tyre. Periudha e inkubacionit është 4-18 ditë dhe në fillim duket si grip. Pastaj vazhdon e prek trurin, duke sjellë konvulsione e më pas gjendje kome. Gjysma e të sëmurëve vdesin sepse për këtë sëmundje nuk ka trajtim për të. Deri tani 109 njerëz kanë vdekur.

H5N1- Avian Flu: Në maj 1997 ekspertët botërorë të gripit u frikësuan se mos po përhapej një epidemi e madhe gripi, e një masiviteti të tillë të paparë që nga koha e gripit Spanjoll i vitit 1918. Si shkak njihet një djalë 3 vjeçar në Hong Kong, të cilit i kishte rënë gripi i pulave. Normalisht virusi i gripit pëson ndryshime (mutacione) gjatë kalimit nga shpendët te derrat e më pas tek njerëzit. Por ky tip kishte kapërcyer barrierën e specieve, duke sjellë një tip të ri virusi të gripit për të cilën njerëzit nuk kanë rezistencë natyrale. Për këtë tip gripi nuk ka kurë dhe as vaksinë. Ky tip gripi u ra 18 vetëve, prej të cilëve 6 vdiqën. Pas therjes dhe groposjes së 1.4 milionë pulave, sëmundja u vu nën kontroll.

Lyssavirusi Australian i lakuriqit të natës: Në nëntor të vitit 1996, një grua 39-vjeçare nga Queensland-i që sa kish filluar të kujdesej për lakuriqët e natës, u sëmur rëndë. Ajo humbi ndjeshmërinë në krahun e majtë dhe gradualisht kaloi në koma e më pas vdiq. Kjo është e para që vdiq nga një sëmundje e cila prek të gjithë popullatën e lakuriqëve të natës në Australi. Një tjetër person vdiq dy vjet me vonë. Deri tani nuk ka kurim për këtë sëmundje.

HHV8 Virusi i Sarkomes Kaposi. Kanceri i lëkurës: Në vitin 1995 doktoret vunë re lezione ngjyrë vishnje në të zezë, në lëkurën ose organet e brendshme të të sëmurëve me SIDA. Ishte një formë e re dhe e rrallë e kancerit të lëkurës. Faktikisht kjo vjen nga një variant i virusit herpes dhe në ata që kanë sistemin imunitar të dëmtuar dhe mund të përhapet te gjëndrrat limfatike e mushkëritë me pasoja fatale. E vetmja tentative ngelet Kemioterapia, por rezultatet janë të pakënaqshme.

Virusi Sabia: Në Gusht të vitit 1994, një virolog shkoi në Klinikën e Mjekësisë Tropikale në Universitetin e Yale (USA) me ethe dhe dhimbje kurrizi. U konstatua se ai kishte një formë komplet të re të një virusi, të indentifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, i cili kishte “rrëshqitur” nga një epruvetë e plasaritur. Vetëm dy raste janë raportuar. Një vdiq me hemorragji të organeve të brendëshme, ndërsa tjetri mbijetoi pas vuajtjeve të papërshkrueshme dhe te tmerrshme. Ky virus njihet fare pak dhe nuk ka trajtim për të.

Hepatiti C: Është infeksion viral i mëlçisë, gjithashtu dhe një shkak madhor në sjellen e kancerit të mëlçisë, verdhëzës e vdekjes nga helmimi i gjakut. Kjo sëmundje u zbulua për herë të parë në vitin 1989. Hepatiti C përhapet nga kontakti direkt me gjakun e njeriut p.sh nga transfuzionet e gjakut apo nga kontakti seksual. Në mënyrë globale mendohet se janë mbi 170 milionë persona me këtë infeksion kronik dhe çdo vit kësaj armate i shtohen 4 milionë pacientë të tjerë. Për Hepatitin C nuk ka vaksine. Ndërsa Hepatiti E është zbuluar në vitin 1988, ngjan me Hepatitin C, përveç faktit se mund të transmetohet nga ushqimet dhe ka më pak shanse të jetë fatal.

HIV-Human Immunodeficiency Virus: Virusi HIV u zbulua në vitin 1983. Ai është përgjegjës për SIDA- n, sindromin e imuno-deficiencës së fituar. Kjo sëmundje është identifikuar për herë të parë te burrat homoseksualë në Amerikë.
Që atëherë përhapja e kësaj sëmundjeje është bërë me virulente ndërmjet heteroseksualëve, veçanërisht në Afrikë e Azi. Ky virus shpërndahet nëpërmjet gjakut dhe lëngjeve trupore. Nuk ka kurë dhe as vaksinë për të, por një formë e re trajtimi me ilaçe e quajtur “terapia treshe” po jep rezultate inkurajuese.

Escherichia coli 0157: H7 (diarre): Ky variant i rrezikshëm i Escherichia coli u zbulua për herë të parë në vitin 1982 pas një shpërthimi të një diarreje të tmerrshme me gjak, me origjinë nga hamburger-ët e kontaminuar.
Pas kësaj, shumica e infeksioneve kanë ardhur nga ngrënia e mishit të grirë të pa gatuar plotësisht. Të rriturit e shëndetshëm, zakonisht e marrin veten, por mund të jetë vdekjeprurëse te fëmijët e vegjël e tek të moshuarit.

Virusi Sindromes Pulmonare – HSP: HSP u gjend për herë të parë në vitin 1993, pas hetimeve të bëra për një sëmundje fatale respiratore që u vu re në shtetet jugperëndimore të USA-s. Që atëherë, 100 raste janë raportuar në 20 shtete amerikane, shumica në perëndim. Si veçori e kësaj sëmundjeje, ndryshe nga shumica e sëmundjeve që zakonisht sulmojnë njerëzit me mbrojtje (sistem imunitar) të dobët, kjo sëmundje ka prekur më të shëndetshmit e më të fortët. Ajo vjen nga minjtë e pyllit, veçanërisht nga i quajturi mi i drerit, pra nga rodentët. Pasi ekspozohen ndaj feçeve të këtyre rodentëve pacientët kanë ethe e dhimbje muskujsh deri 5 javë më vonë, e ndjekur kjo më pas me marrje fryme, pasi mushkëritë gradualisht mbushen me lëng dhe në raste ekstreme kjo sjell vdekje. Për këtë virus nuk ka akoma një trajtim kurues. Sëmundja fillon menjëherë. Periudha e inkubacionit varion nga 6 orë – 5 ditë. Pacienti ka ngërçe abdominale, të vjella dhe dehidrim. Vdekja vjen nga dehidrimi (humbja e lëngjeve). Antibiotikët ndihmojnë për të shkurtuar sëmundjen.

Virusi Guanarito: Në shtator të vitit 1989, doktorët në Venezuele filluan të shihnin një sëmundje me ethe tepër të larta, në mesin e popullsisë së fshatit. Shumë nga pacientët u shtruan në spitale sepse ethet nuk pushonin, kishin dobësi të përgjithshme, dehidrim dhe hemorragji të brendshme. Mbi 100 raste janë konfirmuar dhe rreth 1/3 e pacientëve vdiqën. Mendohet se sëmundja përhapet nga minjtë. Njohuritë për këtë virus janë minimalë.

Burimi: http://www.who.int/mediacentre/factsheets/https://shendeti.com.al

 

 

 

Postime të ngjashme

Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë