Çaji është përdorur për shekuj me radhë për të lehtësuar dhimbjet e fytit, ftohjen, kollën etj. Përveç përfitimeve të shumta që i sjell shëndetit, çaji është edhe një produkt kozmetik shumë i mirë. Më poshtë do të gjeni disa përdorime të çajit për flokët, lëkurën dhe thonjtë.
Lehtëson dhimbjet e djegies nga dielli – Lagni kompresat me çaj dhe vendosini tek pjesët ku jeni djegur nga dielli.
Rregullon thonjtë e thyer – Prisni një copë nga qesja e çajit. Më pas e ngjitni tek thoi me një ngjitës dhe i vendosni sipër një forcues thonjsh.
Shërben për sytë e fryrë – Merrni dy bustina çaji dhe lërini në ujë të ftohë. Më pas i vendosni ato tek sytë dhe i mbani për të paktën 15-20 minuta.
Ju jep shkëlqim flokëve – Spërkatni flokët me çaj për t’u dhënë shkëlqim. Çaji shërben edhe për largimin e zbokthit.
Lehtëson dhimbjet e plagëve në lëkurë – Lagni një pambuk me çaj dhe vendoseni tek plaga.
Për një buzëqeshje rrëzëllitëse – Çaji jeshil parandalon sëmundjet e mishrave të dhëmbëve dhe prishjen e tyre.
Rifreskon lëkurën – Përzieni çajin me vajrat tuaj të preferuar esencialë për të zbutur lëkurën e fytyrës.
Lehtëson dhimbjet pas heqjes së qimeve – Çaji i zi ka një lloj substance të polifenolit, që ndihmon me inflamacionet.
Pastron aknet – Përzieni 1 lugë gjelle çaj jeshil, 1 lugë gjelle sodë dhe 1 lugë gjelle mjaltë dhe maskën e përftuar aplikojeni në fytyrë.
Pastron pasqyrat


