Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Është fjala për përbërës të thjeshtë dhe të lirë, nëpërmjet të cilëve pa problem mund të përgatisni pasta të përkryera për shëndetin dhe bukurinë. Lëkura që i ngjan asaj të portokallit (celuliti) nuk është një gjë, me të cilën krenohen femrat, sidomos në stinën e nxehtë të verës kur duehn zbuluar këmbët. Një nga mënyrat më efikase për heqjen e atyre shtresave është masazhi. Mjafton të merrni vaj bebe dhe për çdo ditë t’u bëni masazh sipërfaqeve të mbuluara me celulit. Nëse përveç kësaj përdorni edhe disa gjëra të tjera shtëpiake, rezultati do të duket shumë shpejt. Mos harroni edhe se qarkullimi i mirë i gjakut është i rëndësishëm në luftën kundër celulitit, kështu që nuk rekomandohet veshja e rrobave shumë të ngushta. Gjithashtu, shpenzoni çdo ditë 15 minuta kohë për ushtrime që nxisin funksionin e muskujve në pjesët ku gjendet celuliti.
Tri herë në ditë pini koktejin e bërë nga një gotë me ujë, lëng të freskët të limonit dhe një sasie të vogël të piperit të kuq.
Fërkimi i lëkurës me kafe. Kafeja ndikon mirë në lëkurë dhe e nxit qarkullimin e gjakut. Lëkurën është më mirë ta fërkoni me kafe në dush, ndërkohë që është e lagur. Për këtë mund t’ju ndihmojë llumi i kafes, të cilin e keni pirë. Fërkoni lëkurën për disa minuta, por lehtë, e më pas e shpëlani me ujë. Pas kësaj lyejeni me vaj kokosi.
Burimi:gossipgirl/http://shëndeti.com.al


