Denisa Canameti / Shëndet+
Sot u zhvilluan zgjedhjet për drejtuesit e rinj në universitetet publike. Në Universitetin e Mjekësisë kandidojnë për postin e rektorit: dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Mira Rakaçolli; rektori në detyrë Arben Gjata dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Petrit Bara.
Pavarësisht se media e ka konsideruar si garën më të egër në raport me universitetet e tjera, kandidatët vetë kanë postuar një foto në rrjete sociale duke dhënë një mesazh shumë parimor e “të shëndetshëm”.
Fotoja është postuar nga kirurgu Arben Gjata me diçiturën: “Miqësia është më e fortë se konkurrimi”.
Gazeta “Shëndet+” u uron suksese kandidatëve, duke shpresuar fort që secili që vjen në atë post, të vijë me dëshirën e vërtetë për të bërë ndryshime reale dhe për t’i dhënë një tjetër “fytyrë” Universitetit të Mjekësisë./ https://shendeti.com.al/


