Arben Gjata zgjidhet Rektor në Universitetin e Mjekësisë

Universiteti i Mjekesise

Vetëm me një votë diferencë, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata është rikonfirmuar në këtë post. Në Universitetin e Mjekësisë kandidonin për postin e rektorit: dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Mira Rakaçolli; rektori në detyrë Arben Gjata dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Petrit Bara.

Pas përfundimit të numërimit të votave, mësohet se Gjata ka grumbulluar 107 vota, ndërsa rivali i tij Petrit Bara ka arritur të marrë 106 vota. Në krahasim me dy kandidatët e parë, diferenca në vota për znj. Mira Rakaçolli ka qenë e lartë. Ajo ka arritur të grumbullojë vetëm 60 vota./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe