Si të zgjidhni të brendshmet e duhura, bazuar tek forma e vitheve!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

vithew3Të gjitha femrat mendojnë se e njohin shumë mirë çdo detaj të trupit ët tyre, por kziston dikush që i njeh detajet e trupit të femrave më mirë se vetë ato. Është fjala për kiriurgët plastikë e konkretisht Mattheë Schulman, kirurg në Nju Jork. Gjatë karrierës së tij, ai ka ekzaminuar 50 mijë të pasme nga 35 shtete. Dhe ka zmadhuar më shumë sesa 2000 prej tyre,

Dr Schulman thotë që forma jote e vitheve përcaktohet nga vendosja e kockave të legenit dhe ijëve, shtresës dhjamore dhe shpërndarjes së saj, masës së muskujve dhe mënyrës sesi muskujt e vitheve bashkohen me kockën e kofshëve. Rezultati janë të pasmet e ndara në katër kategori.

Dhe në të njëjtën mënyrë duke u bazuar tek forma e vitheve mund të përcaktoni se cilat të brendshme ju rrinë më mire dhe ju tregojnë vithe më të rrumbullakosura e të bukura.

Katrore: Nëse vija nga kockat e sipërme të ijëve te pjesa e jashtme e kofshëve zbret pingule me tokën, të pasmet e tua janë katrore, sipas Dr. Schulman.

Mbathjet më të përshtatshme: Modelet variojnë dhe rezultojnë në mbathje normale, boksera, tanga që mund të jenë të përshtatshme për femrat me vithe katrore. Thjesht mos përdorni mbathje që kanë llastik te pjesa e këmbëve, pasi mund të krijojnë një prerje të pakëndshme.

Forma V: Nëse vija nga ijët te kofshët pjerrtësohet së brendshmi, vithet kanë formë V nga pas, sipas Dr. Schulman, i cili thotë që këto vithe janë të zakonta për gratë me shpatulla të gjera dhe ijë shumë të ngushta.

Mbathjet më të përshtatshme: Përdorni mbathje të thjeshta me anë të trasha ose bikini me prerje shumë të madhe te kofshët, që nuk do t’i mbulojnë plotësisht vithet.

Forma A: trupat në formë dardhe priren të kenë vithe në formën e A-së që zgjerohen poshtë kockës së ijëve, sipas Dr. Schulman.

Mbathjet më të përshtatshme për formën tuaj të vitheve: Duke qenë që vithet në formë A-je priren të jenë mbi kofshë të plota, modelet më të përshtatshme të të brendshmeve kanë prerje të mëdha te kofshët, janë me hapje shumë të mëdha në pjesën e këmbëve. Zgjidhni tanga, bikini ose edhe boksera prej dantelle elastike apo mbathje pa qepje.

Rrumbullake: Kjo formë e vitheve identifikohet më së miri me Kim Kardashian, dhe Jennifer Lopes.

Nëse dëshironi vithe më të rrumbullakosura, që është një nga kërkesat kryesore mes pacienteve të Dr. Schulman, shtrëngimi i muskujve të vitheve, mund t’ju japë më shumë fryrje muskujsh në pjesën e pasme, pa ndërhyrje kirurgjikale.

Mbathjet më të përshtatshme për ju: Vithet e rrumbullakëta kanë nevojë për pak më shumë copë për t’u mbuluar, përndryshe mbathjet do të tërhiqen nga pas, dhe do të krijojë një prerje të pakëndshme. Tangat, ashtu si dhe mbathjet me anë të plota dhe bokserat shumë elastike horizontalisht dhe vertikalisht me një qepje vertikale në qendër, nga pas, me një rrudhë të lehtë që shtrihet, do ishin ideale për të konturuar vithet tuaja. Merrni një masë më të madhe për mbulim të plotë.

Burimi: http://www.glamour.com/https://shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave