Rama, një shans të dytë për Beqajn. Gati për të lënë karrigen e Ministrit?!

Denisa Canameti / Shëndet+

Vetëm një vit para zgjedhjeve parlamentare, Ilir Beqaj diskutohet për të lënë karrigen si Ministër Shëndetësie. I propozuar nga kryeministri i vendit Edi Rama, Beqaj u zgjodh në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, me 240 vota pro, si Sekretar për Koordinimin Kombëtar të Programit të PS-së.Rama_Beqaj

Por, në bazë të statutit të PS-ës : “ Funksioni i Sekretarit të partisë është i papajtueshëm me funksionin e anëtarit të kabinetit qeveritar si dhe me çdo lloj funksioni tjetër ekzekutiv me kohë të plotë…”.

Pra, sipas nenit 48 të statutit të Partisë Socialiste, Beqaj duhet të mbajë ose postin e Ministrit të Shëndetësisë ose postin e Koordinatorit Kombëtar për Programin në PS, pjesë e sekretariatit ekzekutiv të kësaj partie. Në kushte të tilla, Beqaj ose duhet të japë dorëheqjen nga njëri post, ose do të shkelë statutin e partisë së vet.

Beqaj është një nga emrat më të lakuar të kabinetit Rama, e njëkohësisht një prej figurave më të mbrojtura prej tij. Dhënia e mundësisë për të lënë karrigen e Ministrisë, mund të lexohet si një shans i mirë për Beqajn, duke qenë se lista e çështjeve që duhet të japë llogari në fund të mandatit është shumë e gjatë.

Postime të ngjashme

PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur