KUJDES! Ky përbërës i zakonshëm që gjendet dhe tek pasta e dhëmbëve mund të shkaktojë kancer!

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: D.Bardhi

Shumë produkte të kujdesit të përditshëm përfshirë këtu sapunin, pastën e dhëmbëve, detergjentët edhe lodrat e fëmijëve përmbajnë një element të njohur si triklosan. Triklosani është aktualisht nën shqyrtim nga FDA për shkak të shqetësimeve të ngritura mbi efektet e tij në trupin e njeriut dhe në mjedis.

Sipas Fondacionit për Kancerin e Gjirit raportohet se triklosani ushtron një kombinim kompleks të efekteve estrogjenike triklosandhe antiestrogjenike, androgjenike dhe antiandrogjenike. Të gjitha këto bëjnë që triklosani të shkaktojnë zhvillim jo normal të gjirit.

Një studim ka zbuluar se edhe doza më e ulët e triklosanit mundëson përhapjen e qelizave kancerogjene në gjirin e njeriut, duke shkaktuar shumëfishim të saj shumë shpejt. Në nivele të larta të tij ai bëhet edhe më toksik. Më tej, siç raporton edhe Klinika Mayo, triklosani mund të ndryshohë rregullin e hormoneve tek kafshët dhe mund të kontribuojë në zhvillimin e mikrobeve rezistente ndaj antibiotikëve, si dhe mund të dëmtojë sistemin imunitar.

Raporti i tyre thotë:  “Triklosani nuk është një përbërës thelbësor në shumë produkte. Ndërsa triklosani i shtuar në pastën e dhëmbëve ka treguar se ndihmon në parandalimin e gingivitit, nuk ka asnjë dëshmi që sapunët anti-bakterial dhe larësit e trupit që përmbajnë triklosan sigurojnë ndonjë përfitim shtesë”- shton Administrata e Ushqimit dhe Barnave. Dr  James M. Steckelberg, i cili është autor i raportit rekomandon se duhet të përdorni produkte që nuk përmbajnë triklosan. Edhe mediat kryesore jashtë vendit kanë folur shumë për rreziqet e trikolsanit në shëndet.

Burimi: D.Ëolf & Mayo Clinic

Postime të ngjashme

Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur