Ja sëmundjet që u shkaktohen konsumuesve të alkoolit

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Të gjithëve ju ndodh të pinë nga një gotë alkool në raste të veçanta, por kjo gjë nuk duhet bërë rutinë. Alkooli ashtu si droga, duhani të krijon varësi dhe në momentin që krijoni varësi ndaj saj trupi dhe shëndeti i përgjithshëm nuk do të jenë më në rregull!

Ja efektet negative që i shkaktohen organizmit kur ju konsumoni alkool në mënyrë të rregullt:

alkool trupiKa veti kancerogjene: studimet kanë treguar se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes alkoolit dhe zhvillimin të qelizave kancerogjene. Përdorimi i alkoolit është një nga shkaqet më të njohura që ndikon në shfaqjen e kancerit të ezofragut, fytit, mëlçisë, zorrës së trashë, rektumit etj.

Ul prodhimin e vitëminës B12: kjo vitaminë është shumë e domosdoshme për formimin e qelizave të kuqe të gjakut, për funksionet neurologjike dhe sintezën e ADN-së. Alkooli ul nivelet e vitaminës B12 dhe pengon trupin në prodhimin e kësaj vitamine në mënyrë efektive. Mangësia e vitmaminës B12 mund të çojë në anemi, kapsllëk, dobësi dhe lodhje, dhe në ndryshime neurologjike si depresion, konfuzion, humbje ekuilibri dhe çmenduri.

Ul absorbimin nga trupi të vitaminës D dhe kalciumit: alkooli ndërhyn në aftësinë e trupit për të absorbuar kalcium dhe vitaminë D. Mungesa e vitaminës D mund të çojë në probleme serioze shëndetësore që prekin kockat dhe muskujt. Gjithashtu kalciumi është shumë i rëndësishëm për trupin, kur trupi nuk e përthith kalciumin atëherë keni një rrezik të lartë për zhvillimin e osteoporozës.

Dëmton mëlçinë: një nga shkaktaret kryesore të dëmtimit të mëlçisë është alkooli, ai e bën mëlçinë të akumulojë yndyrna, çon në inflamacion të saj deri në kancer.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve