Ja gjërat që mamatë duan që t’i bëjnë vajzat e tyre

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Nëse jeni rreth të 20-ave ju i keni dëgjuar prindërit dhe të afërmit t’ju thonë se sa shpejt jeni rritur. Në këtë periudhë të jetës, prindërit sidomos nënat do të donin që të vajzat e tyre të zbatonin këto këshilla:

mami vajzaDashuria për veten vjen e para: në mënyrë që çdo lloj marrëdhënie të jetë e suksesshme, ju duhet të mësoni të doni dhe të pranoni veten siç jeni. Të gjitha marrëdhëniet me të tjerët qofshin ato me familjarët, të afërmit apo shokët do të jenë të vështira për ju nëse ju më parë nuk njihni dhe vlerësoni veten.

Gjeni pasionin tuaj: edhe pse keni kaluar të 20-at mos u druani të provoni gjëra të reja që ju apasionojnë. Ushqeni shpirtin tuaj me gjërat që ju tërheqin, në mënyrë që të rrisni kreativitetin tuaj.

Mos harroni asnjëherë se jeni më e mira: mjaft u krahasuat me vajzën më “popullore” në fakultet, apo me vajzat që shikoni në revista dhe TV. Ju nuk keni pse të dukeni si ato, të flisni si ato. Çdo njeri është unik në llojin e tij dhe ti je unike.

Gjeni shoqërinë e përshtatshme: tani është koha e përshtatshme për të gjetur shoqërinë e përshtatshme që ta keni për gjithë jetën. Mamatë e thonë shpesh edhe shprehjen “Zgjidhe shokun, më të mirë se veten”.

Mos kini frikë nga ndryshimet: duhet të keni parasysh se gjatë kësaj moshe jeni pak më të pjekur dhe më të përgjegjshëm, prandaj mos kini frikë nga ndryshimet. Ju do të kaloni nga fakulteti në punë dhe pak nga pak do të fitoni pavarsinë tuaj.

Mos i përjetoni keq mendimet e kundërta nga të tjerët: jo të gjithë mund të mendojnë mirë për ju dhe mund të kenë mendime të kundërta gjithashtu. Mos i përjetoni keq mendimet e të tjerve kundrejt jush.

Burimi: Higher Perspective

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale