Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Sigurisht që ju nuk mund të ndalni kohën, për të pasur flokët, duart, dhe lëkurën përgjithmonë të shkëlqyera. Megjithatë nuk do të jetë nevoja për kirurgji plastike, apo trajtime të shtrenjta sallone bukurie, pasi ajo çfarë duhet të bëni është të ndryshoni disa nga sjelljet e përditshme dhe të krijoni rutinën e thjeshtë antiplakje.
Evitoni mjetet e nxehta (tharëse, pajstër): kur jeni në moshë të re, flokët shkëlqejnë, por duke përdorur shpesh mjete të nxehta, flokët marrin pamje aspak të bukur dhe mund të duken 2 fish më të dëmtuara. “Unë shikoj çdo ditë flokë shum të dëmtuar tek gratë që përdorin mjete të nxehta për stilimin e tyre”, thotë Francesca J. Fusco, asistente klinike e dermatologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Icahn Sinai. Gjatë fundjavës, mundohuni të lani flokët dhe t’i lini ato të thahen në ajër të pastër, sugjeron ajo për të gjitha femrat.
Aplikoni krem me filtra mbrojtës çdo ditë: dermatologët gjithmonë ju këshillojnë të përdorni krem me filtra mbrojtës çdo ditë për tu mbrojtur kundër kancerit të lëkurës. Një studim i 2013, në shkollën e Mjekësisë të Brendshme ka gjetur se njerëzit që kanë aplikuar krem me filtra mbrojtës për fytyrën katër ditë në javë kanë më pak të ngjarë të vuajnë nga plakja e lëkurës në krahasim me ata që e kanë aplikuar atë më rrallë. Kremi me filtra 30, është më i rekomanduari nga dermatologët.
Përdorni locion për duart: lëkura në kurrizin e duarve është shumë e hollë, e cila e bën këtë pjesë të trupit të prirur për plakje të përshpejtuar në krahasim me pjesët e tjera. Përdorni gjithmonë locion për hidratimin e duarve, sugjeron Dr. Fusco: “Ai do të zvogëlojë dëmet e shkaktuara prej diellit, si dhe rrudhat”.
Kujdes me dhëmbët: dhëmbët e bardhë shihen si shenjë e shëndetit të mirë dhe rinisë, thotë Emanuel Layliev, dentist në Qendrën “Cosmetic Dentistry”, në Nju Jork. Evitoni ushqimet në ngjyrë të errët, ushqimet e nxehta, ushqimet me salcë soje, pasi janë disa nga fajtorët që shkaktojnë njolla në dhëmbë, thotë Layliev. Në vend të përdorimit salcës pikante në gjoksin e pulës, mund të përdorni një salcë nga frutat apo bimët e freskëta. Konsumoni shuam ujë!
Burimi: health.com/http://shëndeti.com.al


