Vijon fshesa e Beqajt, punonjësit e spitalit të Fierit në protestë

Spitali i Fierit

72 punonjës të spitalit rajonal në Fier kanë protestuar sot përpara drejtorisë së këtij spitali, pasi u njoftuan se me datë 24 maj do të shkarkohen nga puna.

Ata kanë deklaruar se largimi nga puna ka ardhur me motivacionin e “Shkurtimit të vendit të punës”, por në fakt do të zëvendësohen me militantë të PS-ës. Punonjësit thonë se kanë vite që punojnë në këtë spital dhe janë të kualifikuar. Të gjithë këta punonjës kanë nënshkruar një peticion drejtuar kryeministrit Rama dhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, në të cilin kundërshtojnë reformën e ndërmarrë.

Largime të ngjashme kanë ndodhur në shumë qendra spitalore në mbarë vendin, dhe në pjesën më të madhe të rasteve vendimet janë pritur me protesta./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital