Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Mendoni se të flisni me vete ju bën të çmendur? Kjo nuk është aspak e vërtetë! Lupyan dhe Swingley, autorë të një studimi 3-mujor të quajtur “Psikologjia Eksperimientale” gjetën se e folura me vete do t’ju ndihmonte në 3 aspekte kryesore:
Ju ndihmon të lokalizoni gjërat: e folura me vete ju ndihmon të mbani mend më shumë dhe për pasojë të lokalizoni vendndodhjen e objekteve që mendoni se mund t’i keni harruar. Edhe nëse nuk e dini se ku ndodhet një objekt i caktuar, duke e përsëritur emrin e tij për disa herë do t’ju ndihmojë të aktivizoni një pjesë të trurit, ku ky informacion është i ruajtur.
Ju ndihmon të organizoheni në mendjen tuaj: përfitimi i dytë që vjen nga e folura me veten është organizmimi i mendimeve. Kur flisni me veten, ju do të sqaroni mendimet tuaja dhe do e keni më të lehtë të organizoheni, të mbani mend më shumë etj. E folura me vete me zë të lartë është një vetë terapi për trurin.
Ju ndihmon të arrini qëllimet tuaja: e folura me zë të lartë, ju bën që të fokusoheni më shumë, mesazhi ju përforcohet dhe do të kontrolloni më lehtë emocionet. Qëndroni pozitiv me veten dhe përsëriteni me zë të lartë që ju do t’i arrini qëllimet që keni.
Burimi: Bright Side


