Mënyra efektive për të rritur adrenalinën pa përdorur substanca të dëmshme

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Substanca të ndryshme mund t’ju vijnë në ndihmë për të rritur adrenalinën përfshirë këtu drogërat e ndryshme, të cilat janë shumë të rrezikshme,por edhe elementë të tjerë si alkoolin, duhanin, kafen, pijet energjike etj, të cilat janë shumë të rrezikshme gjithashtu nëse teprohet me konsumimin e tyre.

Ja disa mënyra mjaft të mira që do t’ju vijnë në ndihmë të rrisni adrenalinën në mënyrë natyrale:

brainMeditimi: shumica prej nejrëzve e nënvlerësojnë këtë praktikë, por meditimi ju bën të ndiheni më të qetë e të lirë. Të ushtruarit ngadalë do t’ju sjellë doza të mëdha energjie rreth jush.

Kërcimi: muzika dhe kërcimi ju bën të lëvizni jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht dhe shpirtërisht. Ajo ju shkëput nga mendimet e këqija dhe ju jep një ndjesi pozitiviteti dhe lirshmërie.

Joga: lëvizjet e jogës përveç se ndryshojnë qëndrimin tuaj, ndryshojnë edhe mendimet në mënyrë drastike.

Aktiviteti fizik: kur bëni aktivitet fizik, trupi juaj lëshon një substancë të quajtur endorpinë, substancë e njëta që drogërat “gënjejnë” që po lëshojnë pasi konsumohen. Sa më të rregullt të jeni në stërvitje, aq më shumë hormone të tilla do të lëshojë trupi

E qeshura: ju fal pozitivitet, lirshmëri dhe qetësi. “E qeshura është ilaçi më i mirë”.

Masazhi: është një tjetër metodë që shkarkon lirimin e endorpinës. Kjo ndodh veçanërisht në rastet kur ju masazhohet koka apo këmbët.

Burimi: Steth News

Postime të ngjashme

I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve