Keni tension të lartë të gjakut? Konsumoni këtë lëng frutash

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një studim i ri ka zbuluar se lëngu i qershive është po aq i mirë sa ilaçet për uljen e tensionit të gjakut. Duhen vetëm 60 ml koncentrate të qershive, të holluar me ujë, që tensioni i gjakut të normalizohet brenda tre orëve.leng frutash

Lëngu i qershive ul gjithashtu rrezikun për të pësuar goditje në tru me 38% ose për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës me 23%. I njëjti ndikim është edhe tek pacientët që marrin ilaçe për tensionin e gjakut, thonë shkencëtarët tek “Universiteti Northumbria”.

Të dhënat e Studimit Demografik dhe Shëndetësor tregojnë se 20 % e femrave dhe 28 % e meshkujve në Shqipëri vuajnë nga hipertensioni, dhe nëse nuk trajtohen, ata rrezikohen që të preken nga sëmundjet në zemër, në veshka, goditje në tru apo demencia.

Shkencëtarët mendojnë lëngu i qershive ka një ndikim të fortë në tensionin e gjakut sepse është i pasur me acide fenolik, një lloj antioksiduesi shumë i rëndësishëm për trupin.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit