Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Janet Jackson thuhet se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë, por këngëtarja ende nuk e ka konfirmuar publikisht.
Ylli, e cila rezulton 50 vjeçe më 16 maj – shtyu turneun e saj muajin e kaluar për të filluar një familje të re me burrin e saj Wissam Al Mana.
“Ne jemi në pjesën e dytë të turneut dhe ky në të vërtetë ka qenë një ndryshim i papritur,” tha Jackson për fansat e saj me anë të një video të postuar në Tëitter më 6 prill.
“Mendova se ishte e rëndësishme që ju të jeni të parët që e dini. Burri im dhe unë jemi duke planifikuar familjen tonë, kështu që unë do të vonohem për turne. ”
“Ju lutem, provoni të më kuptoni se është e rëndësishme që të tërhiqem nga turnëu, tha Jackson për fansat e saj.
“Unë duhet të pushoj, sipas këshillave të mjekutm por nuk do të thotë se ju kam harruar. Unë do të vazhdoj turneun sa më shpejt të mundem.
Në prag të Krishtlindjeve, ajo njoftoi një vonesë në turneun e saj në Amerikën e Veriut, duke thënë se kishte nevojë për një operacion urgjent, dhe nuk dha asnjë sqarim tjetër përveçse mohoi thashethemet se ajo kishte kancer.
Burimi: .dailymail/http://shëndeti.com.al




