8 shenjat e hershme të kancerit të mushkërive që duhet t’i dini patjetër!

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Kanceri i mushkërive është një nga llojet më të përhapura të kancerit që prek rreth 402.326 amerikanë. Ky lloj kanceri ka norma shumë të larta vdekshëmrie, rreth 27% e të gjitha vdekjeve vijnë si pasojë e kancerit të mushkërive.

Ashtu si çdo lloj kanceri tjetër, zbulimi në faza të hershme të tij është thelbësor për një trajtim të suksesshëm. Ja disa nga simptomat e para që mund të tregojnë shfaqjen e këtij lloj kanceri.

kanceri i mushkeriveKollë e vazhdueshme: kolla e vazhdueshme, intensive që zgjat për më shumë se 2 javë dhe nuk përmirësohet aspak mund të tregojë për një tumor të mundshëm në mushkëri.

Ndryshimet në kollë: ndryshimet në zë, kollë që bëhen të dhimbshme kërkojnë kujdes mjekësor. Gjakderdhja gjatë kollitjes është gjithashtu një shenjë paralajmëruese.

Vështirësi në frymëmarrje: gulçimi ose vështirësitë në frymëmarrje janë një shenjë që tregojnë për kancer mushkërish gjithashtu. Kjo ndodh për shkakun se tumoret e mushkërive zvogëlojnë qarkullimin e ajrit në rrugët e frymëmarrjes, ose çojnë në akumulimin e lëngjeve rreth mushkërive.

Dhimbje gjoksi: nëse ju shoqërojnë për një kohë të gjatë dhimbjet e gjoksit, kolla e vazhdueshme dhe me intensitet të lartë dhe dhimbja në pjesën e pasme atëherë duhet të konsultoheni me mjekun.

Rënie në peshë në mënyrë të pashpjegueshme: rënia në peshë në mënyrë jo normale dhe të pashpjegueshme është një nga shenjat që tregon thuajse për të gjitha llojet e kancerit.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal