Ja çfarë benefite bukurie ju sjell speci, nuk do ta besoni!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

specSpeci është në dispozicion në ngjyra të ndryshme ( i kuq, jeshil, i verdhë, portokalli), por varianti më i zakonshëm është ngjyra e gjelbër. Speci është kultivuar për herë të parë rreth 900 vjet më parë në disa pjesë të Amerikës Qendrore dhe Jugore. Në fakt, përfitimet e këtsaj zarzavate nuk janë të kufizuara vetëm për shëndetin, ka edhe disa përfitime që lidhen me bukurine e konkretisht me flokët dhe lëkurën.

Mbron lëkurën nga dëmtimi oksidativ:

Speci është shumë i dobishëm për kontrollin e dëmit oksidativ ndaj lëkurës sonë, për shkak të pranisë së vitaminës C në të. Vitamina C është një antioksidant që lufton me radikalet e lira të trupit dhe i stabilizon ato, duke parandaluar shenjat e parakohshme plakjes, si rrudhat apo prodhimin e pakët të  kolagjenit i cili është një proteinë e rëndësishme që e mban lëkurën të  butë, të fortë dhe parandalon qelizat e lëkurës nga dëmtimi i mëtejshëm.

Mban lëkurën  të shëndetshme dhe të re:

Speci përmban shumë antioksidantë dhe fitokomikalë në të. Prania e këtyre komponimeve e bën specin shumë efektiv në mbajtjen e lëkurës tonë të re dhe të shëndetshme.

Është shumë i dobishëm në eliminimin e skuqjes së lëkurës dhe pastrimin e shenjave të mbetura nga aknet, për shkak të numrit të ushqyesve të konsiderueshëm që përmban. Konsumojeni specin rregullisht të përzier me lëng karriotash dhe pjepri.

Speci gjithashtu stimulon rritjen e flkokëve:

Speci mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës dukek nxitur kështu rritjen e flokëve dhe duke reduktuar problemet e humbjes së flokëve. Qarkullimi i mirë i gjakut është jetik për rritjen e flokëve dhe për mbrojtjen e dyre nda dëmtimi. Vloni disa speca në ujë dhe lerini për 5-6 minuta. Pasi përzierja të ftohet, masazhoni lëkurën e kokës duke përdorur mollëzat e gishtave. Lereni për 15 minuta dhe pastaj shpëlajeni me ujë. Duke bërë të njëjtën procedurë dy herë në javë do të përmirësoni qarkullimin e gjakut në kokë dhe do të nxisni rritjen e flokëve.

Burimi: http://goodhealthall.com/shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha