Fëmijët, të cilët lindin me operacion cezarian janë më të prirur të bëhen obezë. Ky është rezultati i një studimi në Britaninë e Madhe, që është publikuar në revistën shkencore “Plos one”. Kërkuesit në fushën e mjekësisë thonë se rreziku për t’u bërë obezë në rastin e parë është 22% më i lartë se fëmijët që kanë një lindje normale.
Shkencëtarët e argumentojnë këtë me faktin se stresi i nënës gjatë lindjes natyrale ndikon në gjenet e fëmijës. Si element të dytë, ata thonë se numri i baktereve që prek foshnjat gjatë lindjes vaginale është më i madh. Kjo ndikon drejtpërdrejt në rritjen e imunitetit të fëmijës. Mungesa e bën që të rritet risku për të qenë obez. Në këtë studim në Britaninë e Madhe janë marrë në analizë 38 mijë raste lindjesh. Mjekët rekomandojnë që në rastet kur nuk ka komplikacione, lindjet të kryhen pa operacion.
Fëmijët që lindin me operacion, rrezikojnë të bëhen obezë



