Keni probleme me veshkat?! Ja pse duhet të hani gjysmë lugë çaji sodë buke në ditë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Veshkat kryejnë funksion vital në organizëm dhe luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e përgjithshëm. Çdo ditë, veshkat filtrojnë rreth 120-150 litra gjak, për të prodhuar 1-2 litra urinë. Ato bëjnë filtirimin e mbeturinave dhe lëngjeve shtesë në trup. Veshkat parandalojnë grumbullimin e mbeturinave në trup, mbajnë nivelin e elektorliteve të qëndrueshëm dhe normalizojnë hormonet që rregullojnë presionin e gjakut.

sode veshkaFaktorë të ndryshëm çojnë në dëmtimin e veshkave, përfshirë këtu diabetin e tipit 2, tensionin e lartë, sëmundjen e quajtur Glomerulonefrit e cila dëmton njësitë e filtrimit të veshkave, infeksionet, gurët në veshka etj.

Sipas një studimi të fundit thuhet se problemet dhe sëmundjet që lidhen me veshkat mund të trajtohen nëpërmjet sodës së bukës.

Në dializë apo trajtime të tjera për dëmtimin e veshkave, bikarbonati i natriumit është një nga agjentët më të zakonshëm të përdorur. Ai bën të mundur procesin e njohur si “mjeti ndihmës” në heqjen e lëngjeve të tepërta dhe mbeturinave në gjak. Dializa ndihmon në shtimin e bikarbonatit të natriumit në trup sepse veshkat nuk janë në gjendje ta prodhojnë atë kur janë të dëmtuara. Kur trupi është i shëndetshëm dhe është në gjendje të prodhojë sasi normale të bikarbonateve më vete, funksioni i veshkave mbetet normal dhe sistemi endokrin mbetet i shëndoshë.

Institiuti i Shëndetit Kombëtar në SHBA, në bazë të studimeve të kryera tregoi efektivitetin e bikarbonatit të natriumit tek veshkat. Ata treguan se bikarbonati i natriumit ngadalëson përparimin e sëmundjeve kronike të veshkave dhe parandalon pacientët të kryejnë dializë. Kjo i çoi studiuesit në përfundimin se bikarbonati i natriumit mund të parandalojë në disa raste edhe dështimin në mënyrë kronike të veshkave, por mund të parandalojë edhe sëmundje të tjera si sëmundjet e zemrës, sëmundjet renale etj.

Si ta përdorni sodën e bukës për të trajtuar problemet me veshkat?

Së pari, është shumë e rëndësishme të flisni me mjekun tuaj para fillimit të këtij trajtimi. Bikarbonati i natriumit nuk është toksik, por mund të jetë i vështirë për t’u tretur nga stomaku, sidomos në rastet kur pacientët vuajnë edhe nga sëmundjet e stomakut.

Në ditën e parë, hidhni gjysmë lugë çaji sodë buke nëpër gjuhë dhe kalojeni në mënyrë të ngadaltë poshtë.

Në ditën e dytë, përzieni gysmë luge çaji sodë buke me gjysmë luge çaji kripë në 1.5 litra ujë. Lëngun e krijuar pijeni çdo ditë për 2-3 ditë, rreth 1 gotë e gjysmë në ditë.

Ditët në vazhdim, uleni dozën e përditshme në ¼ lugë çaji sodë buke dhe 1/3 lugë çaji kripë në 1.5 litra ujë dhe pijeni çdo ditë për 2-3 ditë.

Dëmtimi i veshkave mund të shkaktohet nga një mënyrë jetese e keqe, kështu që mënyra më e mirë për të mbrojtur veshkat është të mbani një peshë të qëndrueshme dhe një dietë të shëndetshme.

Burimi: Natural Cures and Home Reminders

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit