A i parandalon rrudhat vaji i ullirit? Ja çfarë mendojnë ekspertët

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Vaji i ullirit është përdorur si trajtim i bukurisë për vite me radhë. Madje edhe Kleopatra e përdorte atë bashkë me qumështin për banjat e saj të bukurisë.vaj i ullirit

Modelja franceze Yazemeenah Rossi, 60 vjeç, tregon se sekreti i saj i rinisë së përjetshme është padyshim vaji i ullirit, të cilin e përdor për lëkurën dhe flokët.

Por, çfarë mendojnë ekspertët? A i parandalon rrudhat vaji i ullirit dhe a mund të konsiderohet një eliksir i bukurisë.

Dr. Kalliopi Dodou, lektore tek Universiteti i Sunderland, tregon efektet e vajit të ullirit.

“Vaji i ullirit është përdorur për kujdesin e lëkurës që në kohët e lashta, dhe njihet për efektet e tij hidratues dhe ushqyes në lëkurë”, tregon ajo. “Kjo justifikohet edhe nga ana biologjike”.

“Sipërfaqja e jashtme e lëkurës është një barrierë që mbron lëkurën nga ambienti i jashtëm dhe kontrollon gjithashtu hidratimin e lëkurës. Sipas saj, vaji i ullirit duhet të aplikohet në fytyrë për ta zbutuar dhe hidratuar, duke parandaluar kështu formimin e rrudhave.

Vaji i ullirit, sidomos ai ekstra i virgjër, është i pasur me vitaminën E, e cila është një antioksidues i fuqishëm që mund të mbrojë lëkurën nga ndotja e ajrit.

Ajo rekomandon që vajin e ullirit ta aplikoni gjatë natës, pasi në këtë mënyrë nuk do t’ju shkaktohen njolla në lëkurë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave