Mos i injoroni problemet me mëlçinë sepse mund të rezultojnë të rrezikshme, ja ç’duhet të bëni

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Kur mëlçia ka probleme ajo e humbet funksionin normal të saj. Në këtë mënyrë ajo fillon të grumbullojë toksina dhe depozitime të tjera rreth saj. Është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për detoksifikimin e mëlçisë dhe të mos injoroni asnjë nga simptomat që shfaq ajo.

Për një funksionim normal të mëlçisë ju duhet të ndiqni këto këshilla:

melciaHani ushqime të pasura me squfur si lakër jeshile, shparg, qepë, hudhër, lakër Brukseli, brokoli, vezë etj.

Mos konsumoni alkool.

Hani sa më shumë perime me gjethe jeshile dhe ato që përmbajnë elemente të tilla si acid folik, magnez, vitaminë C dhe B.

Shmangni konsumimin e sheqernave të rafinuara.

Hani vetëm yndyrna të shëndetshme si vaj ulliri, avokado, peshk etj.

Mundohuni të reduktoni konsumimin e tepërt të fruktozës gjithashtu.

Fibrat dietike janë të domosdoshme në baza ditore, ato mund t’i gjeni tek avokado, brokoli, farat chia etj.

Mos konsumoni duhan.

Këto janë hapa shumë të rëndësishëm që duhet të ndiqen për një funksionim sa më normal të mëlçisë.

Burimi: Health Digezt

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare