Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Humbja e elasticitetit të lëkurës dhe tonit të muskujve rreth syve është e pashmangshme me kalimin e viteve. Si pasojë na krijohet lëkurë e varur në qepallat e sipërme dhe rrudha të thella në pjesën e poshtme të syrit.
Qepallat janë pjesë e një unaze me muskuj që i rrethon sytë. Muskul, i cili mundëson hapjen dhe mbylljen e syve. Dhjami i depozituar poshtë syve mund të japë pamjen e qeskave të fryra dhe efektet mund të përkeqësohen prej qëndrimit të tepërt në diell, pirjes së duhanit apo faktorëve të trashëguar. Kjo situatë mund t’ju japë një pamje të lodhur dhe t’ju bëjë të dukeni më të vjetër në moshë.
Pesha e qepallës së varur gjithashtu mund t’i lodhë muskujt e syrit dhe të shkaktojë varjen e tyre, duke e bërë të pamundur vendosjen e grimir si dhe duke shkaktuar probleme estetike në pjesën e syrit.
Sidoqoftë, ekziston një metodë natyrale e cila ju vjen në ndihmë më së miri duke ju ofruar efikasitet.
Përbërësit:
- E bardha e një veze
- Pak pambuk
Procedura:
Pastroni sytë mirë nga grimi dhe thani fytyrën me peshqir. Thyeni një vezë dhe hiqeni pjesën e verdhë sepse do t’ju duhet vetëm e bardha.
Mbani sytë mbyllur dhe pasi të keni ngjyer pambukun me të bardhën e vezës, lyeni qepallat. Mbani sytë mbyllur dhe prisni derisa masa të thahet. Këtë procedurë mund ta provoni disa herë, dhe sa më shpesh ta aplikoni aq më të shpejta do të jeni rezultatet.
Burimi: glamur/shendeti.com.al


