Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Gjendeni gjithmonë në trafik dhe nuk e mbani dot? Jeni duke pirë birra me shokët dhe nuk doni që të shkoni shpesh në tualet? Kjo pajisje e re do t’u japë fund vuajtjeve tuaja. “HeWee Go Active” është zgjidhja ideale për çdo burrë që do të urinojë pa shkuar në banjë. Çanta e urinës mund të vendoset në mëngjes dhe të përdoret gjatë gjithë ditës.
Meshkujt mund të fusin organin gjenital tek pajisja dhe të urinojnë lirshëm. Urina do të kalojë nëpërmjet një tubi të vogël tek çanta plastike e cila mban shumë lëngje trupore dhe mund të lahet herë pas here.
Kjo pajisje mund t’u vijë në ndihmë sidomos burrave që udhëtojnë shumë, si pilotët, drejtuesit e kamionëve etj, të cilët nuk kanë mundësi të ndalojnë për të shkuar në banjë. Ajo mund të konsiderohet edhe si një shpëtimtar për burrat me aftësi të kufizuara ose të moshuarit që nuk kanë mundësi të çohen në këmbë e të shkojnë në banjë.
“HeWee Go Active është e sigurt për meshkujt dhe, ndryshe nga sistemet mjekësore të urinimit, ajo mund të lahet dhe të përdoret sërish”, shpjegon një zëdhënës i kompanisë.
Çanta me urinë mbahet e lidhur në kofshë dhe thuhet se mund të mbajë gjysmë litri.
Burimi: Sun / https://shendeti.com.al/


