Ja çfarë konsumojnë për mëngjes njerëz nga vende të ndryshme të botës!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, pasi ju mban të shëndetshëm dhe plot energji. Por ushqime që konsumohen në mëngjes ndryshojnë nga vendi në vend.

Në vendet evropiane si Spanja, Franca dhe Italia, ushqimi i parë i ditës është një pjesë buke ose dhe kafe e fortë. Ndërkohë në Kore, mëngjesi konsiderohet një vakt i rëndësishëm, i bollshëm po aq sa dreka dhe darka.

Kinë: Në Kinë, mëngjesi tradicional ndryshon sipas rajonit por kombinimi i brumit të skuqur dhe qumësht të ngrohtë soje, është i preferuar nga miliona njerëz.kine

Australi: Australianët parapëlqejnë të kosumojnë zarzavate çdo ditë. Ata gjithashtu hanë shumë fruta dhe nganjëherë të kënaqen me një mëngjes që përbëhet nga drithëra, qumësht, vezë apo bukë me reçel.

australi

Brazil: Kafe e fortë dhe qumësh,t e shoqëruar me një pjatë proshutë, djathë dhe bukë. “Feijoada”, një supë të trashë e bërë me fasule të zeza dhe mish të ndryshëm, shërbehet edhe në mëngjes.brazil

 

Kolumbi: Mëngjesi në Kolumbi përbëhet nga një tortë misri, pak e ëmbël që shërbehet thjesht me gjalpë ose me vezë apo mish.kolumbi

Angli: Mëngjesi anglez përfshin vezë, sallam, proshutë, fasule, kërpudha dhe domate.angles

Francë: Një mëngjes tradicional në Francë përbëhet nga kafe ose briosh.france

Gjermani: Gjermanët konsumojnë një shumëllojshmëri bukësh të freskëta, mish të ftohtë, djathra dhe gjalpë.gjermani

Indi: Mëngjesi  në Indi ndryshon sipas rajonit, por shpesh mund të gjeni një tabaka si kjo, të mbushur me oriz, bukë, dhe gatime tradicionale të zonës.indi e

Itali: Shumë italianë e fillojnë ditën e tyre me një kapuçino dhe briosh me e gjalpë ose të mbushur me çokollatë.itali 2

Meksikë: Vakt i parë i ditës është zgjedhje popullore e quajtur  chilaquiles.  Ky mëngjes shoqërohet me kafe.meksike

Japoni: Mëngjesi tradicional në japoni përfshin supë Miso, oriz të bardhë, perime turshi, dhe proteina si peshk apo omëletë japoneze “tamagoyaki”.japoni

Turqi: Një mëngjes tradicional përbëhet nga bukë, djathë, gjalpë, ullinj, vezë, domate, tranguj, reçeli, mjaltë. Ajo gjithashtu mund të përfshijë suxhuk turk dhe çaj turk.

 turqi

Burimi: The indipendent/https://shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Në Shqipëri ka ardhur BA5, varianti i ri i Covid shkaktar për infektimet
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmarrin masa për reduktimin e sasisë së nikotinës në cigare
Ja disa nga përdorimet e vajit të kungullit për qëllime mjekësore
 Dr.Klodiana Zaharia: Nuhatja, rëndesia e kësaj shqise mbijetese
Vitamina K: Thelbësore për shëndetin e kockave, ja ushqimet që e përmbajnë dhe efektet anësore të saj
Studim: Mos e teproni me konsumimin e vezëve, ja sa vezë në javë duhet të konsumoni
Sallata jeshile dhe përfitimet e pafundme shëndetësore që përftoni nëse e konsumoni çdo ditë
Çaj kamomili me qumësht, mjaltë dhe kanellë: Ja vlerat ushqyese në organizëm