Simptomat më të hershme dhe më të zakonshme që shfaqin sëmundjet e veshkave

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Veshkat janë organe shumë të rëndësishme në trup, ato heqin mbeturinat dhe toksinat nga trupi përmes urinës dhe ndihmojnë në filtrimin e gjakut. Nëse këto toksina e mbeturina nuk arrijnë të dalin jashtë trupit atëherë veshkat e humbasin funksionin e rregullt të tyre dhe formojnë gurë apo dëmtohen.

Veshkat shfaqin disa simptoma kur dëmtohen, ja disa prej tyre:

probleme me veshkatInfeksionet: infeksionet e shpeshta urinare janë një sinjalizues i zakonshëm i problemeve me veshkat. Nëse këto infeksione shoqërohen me dhimbje dhe ethe, problemet mund të rezultojnë edhe më të mëdha.

Ndryshimet në urinim: ngjyra shumë e errët e urinës dhe aroma e fortë e saj tregojnë për probleme me veshkat gjithashtu.

Dhimbje të veshkave: gurët në veshka shkaktojnë dhimbje të cilat e shtojnë intensitetin e tyre me kalimin e kohës. Dhimbjet në organet gjenitale, ije, pjesën e fundit të kurrizit etj mund tregojnë për gurë në veshka gjithashtu.

Gjak në urinë: kjo është një tjetër simptomë që mund të tregojë probleme me veshkat, në këtë rast duhet të konsultoheni me mjekun patjetër.

Urinim i shpeshtë: nevoja e shpejtë dhe e shpeshtë për urinim janë dy nga simptomat më të zakonshme të problemeve me veshkat.

Të vjella dhe të përziera: kur trupi nuk është i aftë t’i nxjerrë toksinat dhe mbeturinat jashtë çojnë në nxjerrjen e tyre përmes të vjellave.

Burimi: Web MD

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi