Përgatiti për gazetën “Shendet+”: Elena Beta
Kur është fjala për shëndetin dhe bukurinë, vaji i kokosit është i njohur si një nga përbërësit më të dobishëm. Në rast se nuk e dini këtë, ky artikull do t’ju bindë të filloni ta përdorni!
Kujdesuni për lëkurën gjatë natës:
Vaji i kokosit mund të depërtojë thellë në lëkurë, duke e ushqyer dhe zbutur lëkurën. Përdorni vaj kokosit para gjumit kështu mund të keni fytyrë të pastër dhe të freskët.
Si funksionon vaji i kokosit për eleminimin e qeseve të errëta nën sy?
Ai është agjent anti-inflamator dhe redukton skuqjen dhe ënjtjen
Forcon poret në sajë të acidit laktik që përmban, duke e bërë lëkurën të butë.
Vaji i kokosit ka vitaminë E dhe antioksidantë të cilët ndihmojnë në shërimin dhe riparimin e qelizave të dëmtuara të lëkurës.
Ky vaj depërton thellë në lëkurë dhe e hidraton atë
Si ta përdorni?
Aplikoni pak vaj kokosi sipër qeseve të errëta dhe masazhojeni për disa minuta. Lereni gjatë gjithë natës dhe lani fytyrën në mëngjes. Rezultatet do të jenë tepër të kënaqshme, sipas dëshmive të personave që e kanë aplikuar këtë metodë.
Burimi: naturalcuresandhomeremedies/ https://shendeti.com.al


