Si të riaktivizoni gjendrën tiroide, të përshpejtoni metabolizmin dhe të bini në peshë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Shumë njerëz luftojnë për rënien në peshë, por shpesh herë nuk rezulton e suksesshme. Në rastet kur rënia në peshë nuk rezulton e suksesshme pavarësisht aktivitetit fizik apo dietave atëherë do të thotë se keni probleme me balancimin e hormoneve tiroide dhe me metabolizmin.

Problemet me tiroiden përfshijnë lëkurë të thatë, nervozizëm, shtim në peshë, lodhje dhe kapsllëk. Nëse ky problem nuk trajtohet atëherë ju do e keni shumë të vështirë rënien në peshë.

Ja çfarë duhet të bëni në këto raste:

renie pesheHani fruta dhe perime: ato janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe janë thelbësore për forcimin e sistemit imunitar dhe zvogëlimin e inflamacionit.

Hani ushqime të pasura me jod: jodi është një mineral shumë i nevojshëm për sintezën e hormoneve tiroide. Ushqimet e pasura me jod janë peshku, ananasi, algat e detit, kripa e jodizuar e detit, spinaqi, marulet etj.

Reduktoni stresin dhe shmangni glutenin: hormonet e stresit kanë ndikim të madh në aktivitetin autoimun dhe gluteni mund të përkeqësojë gjendrën tiroide dhe për pasojë do të shtoni në peshë.

Së fundi për të rënë në peshë duhet të shmangni kafeinën, sheqernat, ushqimet e përpunuara, karbohidratet e parafinuara, pijet e gazuara etj.

Burimi: Choose Healthy Life      

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe