Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Kujdesi ndaj lëkurës është shumë i rëndësishëm. Lëkura është pjesa më delikate e trupit dhe duhet të trajtohet me produkte sa më natyrale e pa kimikate. Metodat natyrale janë një alternativë shumë e mirë për pastrimin dhe trajtimin e lëkurës.
Reduktimi i njollave të moshës: dielli është një nga shkaktarët kryesorë që çon në plakjen dhe dëmtimin e lëkurës. Së pari ju duhet të përdorni gjithmonë krem kundra diellit me faktorë mbrojtës spf30 ose spf50. Lëngu i limonit është metoda më e mirë natyrale për zbardhjen e lëkurës. Aplikoni lëng limoni në fytyrë 2 herë në javë dhe rezultatet do të jenë të kënaqshme.
Heqja e pikave të zeza dhe akneve: kombinoni një lugë vaj ulliri dhe një lugë uthull molle. Aciditeti i kësaj mase do të ndihmojë të balancojë pH e lëkurës suaj. Pas kësaj aplikoni vaj kokosi në lëkurë dhe ajo do të qëndrojë më e hidratuar.
Mjaltë me kanellë: perzierja e mjaltit me kanellën është metoda më e mirë për të rigjeneruar lëkurën. Ato i japin fytyrës shkëlqim dhe e bëjnë atë të duket më e gjallë. Aplikoni maskë me kanellë dhe mjaltë 2 herë në javë.
Burimi: Step to Health


