Together for Life: Si po mbrohen të drejtat e pacientëve (Video)

pacientja

“Together for Life” po monitoron të drejtat e pacientëve dhe zbatimin e tyre nga institucionet shtetërore. Raportimi i mungesave në spitale, ngritja e zërit të pacientëve jo vetëm në media, por deri në institucione si Avokati i Popullit dhe Kryeministria, vënia para përgjegjësisë së institucioneve shtetërore për t’u dhënë pacientëve shërbimin që u takon sipas ligjit, janë mënyra se si “Together for Life” ka zgjedhur të kryejë punën e saj si pjesë e shoqërisë civile.

Drejtoresha Eglantina Bardhi thotë se pacientët duhet ta kuptojnë se shërbimi në spitale, në qendra shëndetësore u takon me ligj. Ata duhet të kërkojnë të drejtat e tyre. Ngritja e zërit ka sjellë reagime të menjëhershme nga instancat shtetërore, çka tregon se nëse ka vullnet, gjithçka realizohet./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera