A shkaktojnë telefonat tumor në tru? Ja çfarë mendojnë shkencëtarët

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një studim i rëndësishëm i kryer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zbuluar një lidhje mes pajisjeve mobile dhe tumorit. Ekspozimi ndaj radiofrekuencave tipike të telefonave celularë, shton rastet me tumor në tru dhe zemër. Kështu pohon një studim që ka zgjatur rreth dy vjet nga “Programi Kombëtar i Toksikologjisë” në SHBA.telefon

Shkencëtarët britanikë, nga ana tjetër, hedhin poshtë këtë tezë me argumentin se nuk ka mjaftueshëm prova që vërtetojnë se telefonat celularë paraqesin rrezik për shëndetin, prandaj ky studim i ri nuk duhet të alarmojë njerëzit.

Por autorët e këtij studimi të fundit, të drejtuar nga Programi Kombëtar Amerikan i Toksikologjisë, shprehen “Duke pasur parasysh përdorimin e gjerë global të pajisjeve mobile tek përdorues të të gjitha moshave, vetëm një rritje shumë e vogël e rasteve me sëmundje që shkaktohen nga ekspozimi i rrezatimit të radiofrekuencave, mund të sjellë ndërlikime të mëdha për shëndetin publik”.

Studimi, i cili ka kushtuar 25 milionë dollarë, është kryer në më shumë se 2.500 minj të ekspozuar ndaj rrezatimit të radiofrekuencave për nëntë orë në ditë, për dy vjet.

Në fund të studimit, shkencëtarët panë që një numër i vogël i minjve të ekspozuar ndaj rrezatimit, ishin prekur nga tumori në tru.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore