Mungesa e vitaminës C mund të bëhet shkaktare e disa sëmundjeve: Mësoni shenjat që tregojnë mungesë të saj

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

mungese vitamine CVitamina C është një nga vitaminat më esenciale për funksionimin normal të organizmit.ajo luan një rol të rëndësishëm në në ruajtjen e shëndetit të indeve lidhëse të trupit si dhe vepron si antioksidante. Kur trupi ka mungesë të vitaminës C mund të çojnë në komplikacione të shëndetit.

Vitamina C është jetike për sistemin imunitar, shëndetin e kockave dhe pa të trupi nuk është i aftë të thithë hekurin dhe proteina të tjera shumë të rëndësishme.

Ja cilat janë shenjat kryesore që tregojnë se keni mungesë të kësaj vitamine:

  • Ndjesi lodhje gjatë gjithë kohës
  • Ndryshime emocionale të pakuptueshme, si zemërim, ankth, mërzitje etj
  • Sistem i dobët imunitar, i paaftë për të luftuar viruset dhe bakteret
  • Ndjeshmëria ndaj infeksioneve dhe alergjive
  • Gjakderdhje nga mishërat e dhëmbëve
  • Shfaqja e papritur e të nxirave në trup edhe pse nuk jeni lënduar apo vrarë.

Vitaminën C e gjeni thuajse tek të gjitha frutat dhe perimet. Ju mund ta merrni atë edhe në suplemente shtesë.

Burimi: Mr Healthy Life

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi