Ndryshimet hormonele dhe në veçanti estrogenit janë ndër shkaktarët kryesorë për rritjen e numrit të rasteve me kancer në gji. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga një ekip mjekësh italian. Objektivi kryesor i studimit ka qenë vlerësimi i impaktit që ka dieta mesdhetare në nivelet e estrogenit te gratë e shëndetshme dhe ka treguar se regjimi ushqimor mund të modifikojë ndjeshëm këto hormone, në të njëjtën kohë dhe rrezikun për të zhvilluar këtë formë tumorale. Mjekët janë përpjekur të tregojë se gratë që modifikojnë sjelljet e tyre ushqimore dhe braktisin dietën mesdhetare shfaqin luhatje të niveleve totale të estrogenit. Studimi thekson rolin themelor të një regjimi ushqimor të ekuilibruar si një faktor mbrojtës natyror në parandalimin e tumorit në gji.
Dieta mesdhetare mbron gratë nga kanceri

Postime të ngjashme
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
June 19, 2025
Dietë me shumë proteina për humbje peshe
April 15, 2025


