Antidepresantët, a kanë vlerë?

Nga Rita Strakosha

Në një libër të vitit 2009 “Ilaҫet e reja të mbretit-përmbysja e mitit të antidepresantëve”, Irving Kirsch argumenton se antidepresantët kanë shumë pak efekt në depresion dhe se janë thjesht placebo.

Kirsch është drejtor i Programit mbi Studimet me Placebo si dhe pedagog në Fakultetin e Mjekësisë të Harvardit, më Qendrën Mjekësore Beth Izrael, profesor emeritur në Universitetin Hull dhe Playmouth në Angli, në Universitetin Konektikat në SHBA.

pi ilacGjatë studimit të eksperimenteve me antidepresantë, Kirsch kuptoi se kompanitë e ilaҫeve nuk i publikojnë të gjitha eksperimentet, sidomos ato që nuk tregojnë efekt të mirë të antidepresantëve. Ndërkohë vendimet e autoritetit shëndetësor për aprovimin e ilaҫit bazohen vetëm mbi studimet e publikuara. Duke shfrytëzuar ligjin për të drejtën e informimit, ai dhe kolegët e tij kërkuan studimet e papublikuara mbi 6 lloje antidepresantësh. Kur bashkuan studimet e publikuara me studimet e papublikuara, studiuesit vunë re se përmirësimi nga ilaҫet ishte i vogël dhe i parëndësishëm në krahasim me placebon. Nga 54 pikë gjithsej që vlerësohet shkalla e depresionit, anti-depresivët e pakësonin depresionin me vetëm 1.8 pikë.

Në një studim tjetër Kirsch dhe kolegët i ndanë pacientët sipas seriozitetit të sëmundjes dhe vunë re se efekti i anti-depresantëve ishte më i madh (por prapë i ulët) për depresivët rëndë. Kjo sepse efekti placebo tek depresivët rëndë është më i pakët.

Kirsch trajton në librin e vet edhe një studim të vitit 2004, i cili sugjeron se nëse një antidepresant nuk funksionon, një tjetër duhet provuar, pastaj një tjetër,derisa të gjendet një me efekt për pacientin. Studimi gjeti se megjithëse vetëm 37% e pacientëve ndihmoheshin nga antidepresanti i parë, 67% e pacientëve kishin gjetur ilaҫin e tyre pasi kishin provuar antidepresantin e katërt. Sipas Kirsch edhe kjo duhet të jetë për shkak të efektit placebo. Për këtë i referohet një studimi të vitit 1957, në të cilën të eksperimentuarve iu jepej një ilaҫ që shkaktonte përzierje dhe pastaj një tjetër për të trajtuar përzierjen. Nëse ilaҫi i parë anti-përzierje nuk  funksiononte, i jepej një tjetër. Nëse ky nuk funksiononte, i jepej një tjetër. Të gjithë të eksperimentuarve u kalonte përzierja kur ishte provuar dhe ilaҫi i gjashtë, e megjithatë të gjitha ilaҫet ishin placebo.

Sipas psikologut Steven Hollon, shumë shkencëtarë prej kohësh kanë qenë skeptikë për shkallën e efektit të anti-depresantëve, duke e quajtur madje si “sekretin e tyre të pistë”. Në Britaninë e Madhe agjencia që këshillon qeverinë mbi rimbursimin e ilaҫeve, nuk rekomandon më përdorimin e anti-depresantëve për depresionin e lehtë dhe të moderuar.

Edhe ai pak efekt që kanë antidepresantët mund të jetë përsëri efekt i placebos. Kirsch shpjegon se fillimisht pacientët nuk e dijnë nëse pijnë placebon apo antidepresantin. Por kur fillojnë të ndjejnë efektet e forta anësore të ilaҫit e kuptojnë se po pijnë ilaҫ dhe edhe tek këta ndodh efekti placebo.

Postime të ngjashme

Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës