A mund tju pyes: Niveli i lartë i sheqerit në gjak a janë personat me diabet apo është ndonjë problem
tjetër, meqë e kam lexuar në shumë shkrime tuajat?
Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” mjekja endokrinologe Luftime Bruka
Po, sëmundja e diabetit të sheqerit karakterizohet nga vlera të larta të sheqerit në gjak. Personi i cili nga matjet i rezulton që ka nivel të lartë të sheqerit në gjak duhet të konsultohet menjëherë me mjekun e familjes, i cili më pas e përcjell tek mjeku endokrinolog, për të bërë të gjitha analizat e nevojshme dhe për të filluar mjekimin përkatës.


