Mbani syze? Ja si duhet të grimoheni!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

grimmmNëse jeni nga ata njerëz që mbani syze dhe dëshironi të të dukeni sa më bukur, zgjidhni me kujdes llojin e grimit që doni të aplikoni në fytyrë, duke ndjekur me përpikmëri rregullat që specialistët e “Makeup-it” ju sugjerojnë. Ngjyrën e tonit të syve, përshtateni me ngjyrën e syve dhe syzeve. Gjatë aplikimit të grimit kujdesuni që pjesa e ngjyrosur e kapakut të sipërm të mos dalë mbi kornizë, ndërsa skajin e kapakut të poshtëm gjithmonë e theksoni me hije më të ndritshme për ta bërë shikimin më tërheqës.

Aplikoni rimel, disa shtresa, në mënyrë që qerpikët të duken më të gjatë e më të dendur, por kujdesuni që të mos mblidhen.
Xhamat me dioptri për largpamëse i rrisin sytë dhe njëkohësisht i zbulojnë të gjitha gabimet e grimit. Për këtë arsye duhet të tregoheni më të kujdesshme, dhe të përpiqeni që të gjitha konturet me laps të jenë shumë precize. Rimelin aplikojeni me kujdes, në mënyrë që qerpikët të mbeten të ndarë dhe shmangini hijet me shkëlqim. Sodo që të jetë, në të gjitha rastet e përditshmërisë tualeti i lehtë është ai që ju bën të dukeni gjitmonë “in”, padiskutim.

Burimi: glamur/https://shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave