Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Shafrani i Indisë është përdorur në Indi për mijëra vjet për vetitë e tij natyrale antiseptike, anti-inflamatore, antioksidues dhe për balancimin e ngjyrave. Tani, ky përbërës po përdoret në të gjithë botën për qëllime të ndryshme, duke filluar nga gatimi deri maskat për fytyrë.
Ai është i pasur me vitaminat e duhura që rigjenerojnë lëkurën, zhdukin aknet, rrudhat dhe skuqjet në fytyrë. Më poshtë do të gjeni një maskë për fytyrë me përbërës kryesor Shafranin e Indisë
Përbërësit:
- 1 lugë çaji sheqer kaf pluhur
- 1 lugë çaji lëng domateje
- ½ lugë çaji lëng limoni
- 1/8 lugë çaji pluhur Shafran Indie
- Çaj jeshil të ngrohtë për të bërë pastën
Përzieni mirë dhe aplikojeni në fytyrë. Lajeni fytyrën pas 12-15 minutash.
Burimi: Popsugar / https://shendeti.com.al/


