Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Ashtu si fytyra dhe pjesët tjera të trupit me kalimin e kohës fillojnë të humbin elasticitetin e tyre… edhe me vaginën ndodh e njëjta gjë…
Për shumicën e pjesëve të trupit, e veçanërisht për fytyrën, ka miliona produkte që ju ndihmojnë t’i hiqni problemet e ndryshme me të cilat do të ballafaqoheni. Për vaginën duhet të kujdeseni vetë.
Pastrojeni vkëtë zonë delicate të trupit sa më shpesh pasi aroma e keqe e vaginës është ndër problemet më të këqija me të cilën mund të përballet një femër.
Për ta parandaluar këtë, duhet ta pastroni vaginën të paktën dy herë në ditë me sapun pa aromë.
Gjithashtu, sigurohuni t’i pastroni mirë edhe qimet përreth vaginës për shkak se mund të djersiten, dhe rrjedhimisht të shkaktojnë aromë të keqe.
Sa më të vogla të jenë qimet përreth vaginës, aq më të pakta janë mundësitë të mbani aromë të keqe dhe të prekeni nga infeksione të ndryshme. Prandaj, kujdeseni ta mbani vaginën pa qime.
Vishni të brendshme pambuku, të cilat e lejojnë vaginën të thithë ajër. Parfumi nuk këshillohet të përdoret, pasi krijon mosbalancim në pH, dhe kjo mund të rezultojë e dëmshme për shëndetin intim.
Rekomandohet të konsumoni të gjitha llojet e frutave, veçanërisht frutat që kanë përqindje të lartë të sheqerit natyral, si portokall, mollë, etj.
Gjithashtu, mos harroni të shmangni ushqimet që shkaktojnë erë të keqe si qepët apo hudhrat .
Burimi: halthynaturalworld/https://shendeti.com.al


