A ndikojnë hemorroidet dhe ulcerat në anemi?

anemi 5Duke u nisur dhe nga klasifikimi i anemive, ndër shkaqet më të shpeshta të anemive që shkaktohen nga humbjet e gjakut përmendim gjakrrjedhjet që mund të ndodhin ngadalë për një periudhë të gjatë kohore dhe shpesh mund të shkojnë pa u vënë re.

Këto ndodhin më shpesh në rastet e çrregullimeve të sistemit të tretjes si për shembull gastritet (inflamacione, infeksione të stomakut), ulcerat e ndryshme, hemorroidet (majasëlli), kanceri.

Mund të ndodhë tek përdoruesit e drogave, nga përdorimi i pakontrolluar i medikamenteve të tilla si aspirina, ibuprofeni, kortizonikët që mund të shkaktojnë gastrit dhe ulcera.

Menstruacionet te femrat mund të shkaktojnë anemi nëse gjakderdhja është e tepruar dhe zgjat shumë në kohë. Edhe gjatë shtatzanisë kemi anemi, por këto trajtohen mjaft mirë dhe kalojnë pa problem nëse situata mbahet nën kontroll nga mjekët.

Po ashtu edhe gjatë lindjes sidomos pas shtatzanive të shumëfishta.

Rasti tjetër është kur organizmi nuk prodhon sasinë e duhur të qelizave të kuqe ose ato prodhohen me defekte të cilat mund të jenë edhe të trashëguara. Në të dy rastet marrim rezultatin e anemisë.

Qelizat e kuqe të gjakut mund të kenë mungesa të mineraleve ose të vitaminave të cilat janë të nevojshme që ato të funksionojnë normalisht. Këtu përmendim aneminë me qeliza në formë drapëri ( anemia drepanocitare ), anemia nga mangësia e hekurit, anemia nga mangësia e vitaminave.

Anemia në formë drapëri (drepanocitare) vjen si rezultat i një defekti gjenetik që trashëgohet. Qelizat e kuqe në formë drapëri nuk mbartin sasinë e duhur të oksigjenit dhe shkatërrohen shpejt kështu që dhe organizmi nuk furnizohet si duhet me oksigjen duke shkaktuar dobësi dhe dhimbje trupore.

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm