Nuk po bini në peshë pavarësisht përpjekjeve? Ja si të aktivizoni hormonet e rënies në peshë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Balancimi i hormoneve dhe ekuilibri i rregullt i tyre është çelësi për çdo problem shëndetësor, përfshirë këtu edhe rënien në peshë. E vetmja mënyrë për të rënë në peshë është të aktivizoni metabolizmin dhe hormonet e rënies në peshë. Në këtë mënyrë ju do të humbisni kalori dhe do të digjni yndyrën.

Ja si të aktivizoni hormonet e rënies në peshë:

hormonet e pesheshFlini mjaftueshëm: gjumi rrit nivelin e leptinës, hormon ky mjaft i rëndësishëm për t’ju bërë të ndiheni më të gjallëruar e më të plotë. 7-8 orë gjumë do ta mbajnë nivelin e leptinës në nivelin e duhur.

Bëni aktivitet fizik: kjo është mënyra më e mirë për të rritur nivelin e hormoneve dhe për të djegur yndyrë. Aktiviteti fizik rrit metabolizmin gjithashtu.

Mos menjanoni vaktet dhe ushqimet: kur konsumoni çdo 2-3 orë, zorrët nxjerrin hormonet peptide1, peptide YY, glukagon dhe kolestoknin. Këto hormone mundësojnë nxitjen e sistemit tretës. Hani ushqime të pasura me proteina si vezë, mish pule, peshk etj.

Hani ushqime deti: janë të pasura me jod dhe kontrollojnë nivelin e kalorive që djegin. Nëse nuk merrni jod të mjaftueshëm në baza ditore, atëherë keni më shumë shanse për të shtuar në peshë.

Burimi: Organic Life

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe