Ky fëmijë po kthehet në gur

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

femija_gur1

 

Një 11-vjeçar nga India vuan nga sëmundje e rrallë në lëkurë që po e kthen në një statujë prej  guri. Kur lindi ai dukej normal si foshnjat e tjerë, por pas 15 ditësh lëkura e tij filloi të qërohej e të zëvendësohej nga një kore e fortë, duke i shkaktuar që atëherë dhimbje të shumta.

Gjendja e tij e rrallë po e pengon që të ecë apo flasë. Ndërsa pamja e frikshme e ka detyruar që të izolohet në shtëpi.

Deri tani nuk është gjetur asnjë kurë për djalin, dhe me sa duket nuk asnjë shpresë për shërimin e tij. Prindërit e tij nuk mund të bëjnë asgjë, veçse ta shohin djalin e tyre duke u kthyer në një gurë.

femija_gur

“Lëkura e tij filloi të qërohej 15 ditë pasi lindi dhe një lëkurë e re më e trashë filloi të rritej. Lëkura ishte e fortë dhe filloi të marrë ngjyrë të zezë, nuk ia kishim idenë çfarë të bënim me të. Asnjë nuk na ndihmonte”, tregon nëna e 11-vjeçarit, Nar Kumari.

Në moshën 5 vjeç ai filloi të ankohej se kishte dhimbje në trup dhe nuk mund të ecte, ndërsa në moshën 6 vjeç e humbi krejtësisht aftësinë për të ecur.

Burimi: Daily Mail /https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen